Ekonomi Më shumë

Krivokapiq: Propozim buxheti i vendit deri më 20 dhjetor

Prej tvteuta17:31, 14 Nëntor 2020

Propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të përgatitet deri më 20 dhjetor, tha kryeministri i caktuar , Zdravko Krivokapic, duke shtuar se ky është një detyrim i madh dhe se nuk do t’i lerë në baltë qytetarët.

” Nëse është e nevojshme, ne do të punojmë 24 orë në ditë me ekspertë që ka shumë të ngjarë të jenë nga jashtë, dhe do ta përgatisim buxhetin deri më 20 dhjetor, dhe kështu e presim vitin e ardhshëm me një buxhet të qartë”tha Krivokapiq për agjencinë e biznesit Mina.

Ai vlerësoi se gjithçka tjetër do të ishte një telashe në të cilën nuk duan të futen.

Ai deklaroi se, për fat të keq, nuk mund të marrin as të dhëna themelore se sa punësime kishte në periudhën nga 1 shtatori deri më 20 tetor, çka vazhdon të trajtohet si një sekret i brendshëm.

I pyetur nëse kishte ndonjë informacion se qeveria në ikje ka përgatitur ndonjë projekt buxhet për vitin e ardhshëm, ai shprehu mendimin se kjo ishte detyrim i tyre ligjor dhe se do të ishte plotësisht e natyrshme që qeveria e re, pavarësisht se kush e bën dhe e përfaqëson atë,  të mirëpritet me një projekt buxhet të përgatitur nga ai i mëparshmi, i cili është realist dhe përfshin të gjitha elementet e miëqënies për të gjithë qytetarët e  Mali i Zi.

 

  • 1

    Radio