KQ i Forcës: Dënimi për z. Draga është absurditet
Prej tvteuta12 May 2017
Në mbledhjen e Këshillit Qëndror të Forcës së Re Demokratike, e thirrur me rastin e fillimit të dënimit me heqje lirije të anëtarit të Këshillit Qëndror Dr. Nail Dragës, anëtarët e këtij organi unanimisht e kanë vlerësuar këtë akt si një situatë apsurde dhe dënim që i kalon të gjitha praktikat. Këshilli Qëndror njëzëri ka shprehur shqetësimin e tyre për këtë rast duke i dhënë mbështetje pa rezervë për Dr. Dragën dhe familjen e tij në këto momente të vështira. Anëtarët e Këshillit Qendror janë plotësishtë të bindur se Z. Draga po vuan dënimin për shkak të gabimeve në procedurë gjatë ushtrimit të funksionit publik, e jo për shkak të keqpërdorimeve apo veprimeve të qëllimshme keq- dashëse, gabime që mund të ju ndodhin të gjithë atyre që ushtrojnë funksione publike. “Për ne është i pa kuptueshëm fakti i dënimit në formë të prerë të Z. Dragës me 6 muaj heqje lirie, për shkak të gabimeve procedurale kur çdo ditë informohemi për raste nga më të ndryshmet, të cilat kalojnë ende pa u ndëshkuar nga sistemi i drejtësisë. “, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Forcës së Re Demokratike.