Kompleksi “Karisma” në Ulqin do të ruhet nga ushtria
Prej tvteuta16:28, 25 Mars 2020

Ministria e mbrojtjes e Malit të Zi ka njoftuar se kompleksi “Karisma” në Ulqin, të cilin Trupi koordinues nacional e ka dedikuar për karantinë, do të ruhet në vazhdim edhe nga ushtria. Në njoftimin e tyre nuk jepen arsye për këtë masë por supozohet se ky vendim është sjellur për të shmangur mundësinë e thyerjes së izolimit.