KNEZHEVIQ: MË SHUMË PARA NË ATLLAS SE SA NË BUXHETIN SHTETËRORË
Prej tvteuta17:01, 13 Mars 2019
Kryetari I Atllas grupit Dushko Knezheviq, në emisionin “Upitnik” të RTS-së, transmeton Fos, ka deklaruar se ekipi i tij i avokatëve nuk është i njoftuar se për të është lëshuar kërkesa e kuqe e Interpollit, e poashtu ka deklaruar se i ka ofruar opozitës ardhjen e tij në protestat e 16 marsit, edhe pse kjo do ta çonte drejtë arrestit. Sa i përket Interpollit, ai tha se per ekstradim të tij në Mal të Zi, ata duhet të kenë dokumente konkrete për gjykatat britanike. Knezheviq theksoi se herën e fundit është takuar me Gjukanoviqin në nëntor të vitit 2018, e poashtu para eskalimit të situates është takuar edhe me Mishko Vukoviqin, Darko Radunoviqin dhe Sllavolub Stjepoviqin. Ai tha se situate është përkeqësuarnë momentin e falimentimit tëkompleksit Meline, kur në llogarinë bankare të Atllas grupit kishte më shumë para se sa në buxhetin shtetërorë.