Opinion Më shumë

KKSH anullon aktivitetet deri në normalizimin e situatës

Prej tvteuta11:26, 20 Mars 2020

Kumtesë për Opinion

Të nderuar qytetar, shqiptar në Malin e Zi, pas situatës aktuale, të konfirmimit të rasteve të para të infektimit me Koronavirus edhe në Malin e Zi, pandemia që ka pushtuar botën dhe ka ndaluar funksionimin normal të shoqërisë, Ju bejmë apel të gjithve të bëni përpjekjet maksimale për respektimin e rregullave të përcaktuara dhe të bëra publike nga Organizata Botërore e Shendetësisë-OBSH dhe Instituti i Shendetit Publik në Malin e Zi.

Të gjitha këto masa duhen marrë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të afërmit tanë.

Këto janë momente kur duhet të solidarzohemi, të ruajmë vehten dhe njëri-tjetrin, të ndihmojmë ato që kanë nevojë, të mos përhapim panik, të mos përhapim disinformata, të tregojmë kujdes maksimal, të informohemi drejt. Duke respektuar udhëzimet e specialistëve besojmë se do ja dalim dhe do të jemi bashkë me njeri-tjetrin përsëri.

Ju lusim të respektojmë maksimalisht këshillat e institucioneve kompetente !

Për shkak të kësaj situate Këshilli Kombëtar, përkohesisht do të ndërpres të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë periudhë, deri në normalizimin e situatës.

Kryetari,

Faik Nik

  • 1

    Radio