Kaleziq u bën apel qytetarëve : Mos ndezni mbeturinat në kontejnerë
Prej tvteuta23 January 2017
NP “Veprimtaritë Komunale” ngre shqetësimin kundrejt ndezjes së mbeturinave brenda kontejnerëve. Drejtori i kësaj ndërmarrje Skender Kaleziq deklaroi për Televizionin Teuta se dëmet e shaktuara nga zjarri janë kryesisht në brendi të qytetit . Kaleziq tha se duke u nisur nga ajo se kjo dukuri sa vjen e rritet cdo ditë, ne dalim edhe njëhere me një apel kundrejtë të gjithë qytetarëve, afaristëve , pronareve të furrave të cilët punojnë me dru, që te kenë kujdes se cka hedhin në kontejnerë. Ndermarrja gjithashtu i është drejtuar me shkresë edhe policisë komunale me qëllim që të marrin masat e duhura kundrejt atyre që nuk e rrespektojnë këtë rregull. Përvec zjarrit që shkaktohet dhe ndotjes së ambientit , ato janë duke shkaktuar edhe dëme te medha materiale kundrejt ndërmarrjes, u shpreh Kaleziq. “Lus të gjithe qytetarët që të ndërgjegjësohen. Ky eshte apeli i fundit qe ne bejmë. Shpresoj shumë që most e kemi nevoje të ndermarrim masa rigoroze por të gjejme mirkuptim dhe një gjë e tillë mos të perseritet më “, tha Kaleziq.