Sociale Më shumë

Investimet e të Mirave Detare në vitin 2016

Prej tvteuta15:07, 13 Janar 2016

57 % e te Mirave Detare gjendet ne teritorin e komunes se Ulqinit.  Nje perqindje kjo e cila bene diferencen duke e marr ne total me komunat bregdetare qe ka Mali I Zi. Plani financiar i Ndermarrjes Publike te Mirat Detare per vitin 2016 eshte aprovuar pothuajse ne te njejtin nivel shifrore me vitin e kaluar, keshtu deklaroi per Televizionin Teuta kryetari I keshillit drejtues te NP te Mirat Detare Xhaudet Cakuli.

Perfitimi I komunes se Ulqinit nga ana buxhetore eshte 50 % nga te ardhurat te cilat i perfiton NP te Mirat Detare. Cakuli deklaroi se financat e te mirave Deyare jane pozitive cdo vit.

Kryetari I keshillit drejtues te NP te Mirat Detare Xhaudet Cakuli tha se Investimet e para nga NP Te Mirat Detare kane filluar ne pyllin e pishave . Me nje gjatesi rrugore 620 metra jane duke u vendosur parmaket e ri mbrojtes. Rreth 300 metra jane te parapara qe te jene se bashku me ulesen.

Punimet eshte duke I kryer Gjokiq Group nga Tivari. Pronari I kompanise qe po kryen punimet Osman Gjokiq deklaroi per Televizionin Teuta se afati i punimeve eshte 100 dit qe nga 21 dhjetori  kur edhe kane filluar keto punime, tereni sipas tije nuk eshte I veshtir. Mjetet ne te holla per kete project jane  rreth 143 000 euro.

Megjithate Cakuli paralajmeron edhe punime te tjera te cilat priten te realizohen ne vitin 2016

Me realizimin e ketyre projekteve Cakuli shprehet se bregdeti i Ulqinit do te rifitoj pasqyren qe e meriton, kurse ne mbetet te shpresojme se me ne fund edhe kjo ndermarri do te filloje qe te ardhurat e shumta qe i vjel nga komuna e Ulqinit ti investoje po ne te mire te saje.

  • 1

    Radio