Kulturë Më shumë

Iliriana Gjoni mbushi plotë sallën e shkollës së muzikës

Prej tvteuta20:55, 17 Shkurt 2018

Sezoni koncertor Vivo vazhdon rrugëtimin e vet duke sjellë para publikut ulqinak emra të spikatur të muzikës klasike. Iliriana Gjoni është pianistja nga Ulqini e cila kohës së fundit jeton dhe vepron si pianiste dhe pedagoge në Munih të Gjermanisë, ajo në sallën e shkollës së muzikës mbajti koncert recital ku ekzekutoj veprat e kompozitorëve të njohur botëror. Edhe pse nuk është hera e parë që paraqitet para publikut vendas, ajo shprehet se çdo herë është e lumtur që ka mundësi që në Ulqin të prezantohet për adhuruesit e muzikës. Sezonin koncertor Vivo e përkrah shumë, sepse në këtë mënyrë do të ngritet dhe më tepër kultura muzikore e qytetit.

  • 1

    Radio