Sociale Më shumë

Horizonti i Ri: Seminar për transparencën e financave publike

Prej tvteuta15:37, 8 Shkurt 2019

Organizata joqeveritare “Horizonti i Ri” organizoi seminar me temën “Paratë publike si e mirë publike” në të cilin morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve, mediave dhe pushtetit lokal. Në seminar u paraqiten konceptet e financimit publik, administratës publike, të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore në Mal të Zi, me theks të veçantë në menaxhimin e drejtë të tyre. Drejtori i organizatës “Horizonti i Ri”, Nazif Veliq, tha për TV Teuta se seminare si ky kanë për qëllim të rrisin transparencën për sa i përket menaxhimit të financave publike, transparencë e cla për fat të keq, tha Veliq, në Mal të Zi dhe Ulqin është në nivele të ulta.

  • 1

    Radio