Politikë Më shumë

Haxhibeti: Shpenzimi pa kontroll i kryetarit nuk është i drejtë kur puntorët janë 10 muaj pa rroga

Prej tvteuta10:23, 14 Dhjetor 2015

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti, ka deklaruar për gazetën “Dan” se Forca nuk mund të vazhdoj të përkrah kryetarin aktual Fatmir Gjeka, pasi shpenzimet e tija të pakontrolluara kanë ndikuar në përkeqsimin e situatës ekonomike të Komunës.

Haxhibeti tha se vendimi për ndërtimin e ashensorit në Kala dhe tejkalimi i shpenzimeve të kryetarit, janë arsyet pse kjo parti e ka tërhequr mbështetjen e vet, edhe pse kryetarit iu dha mundësia të tregojë aftësitë e veta në menaxhimin e Ulqinit. Këto shpenzime, tha Haxhibeti, janë të paarsyetueshme kur dihet se puntorët në ndërmarrjet publike kanë pa marrë 10 rroga, dhe xhiro llogaria bllokohet rregullisht për shkak të borxheve.

“Për të gjitha këto ja kemi tërhequr vërejtjen kryetarit qysh vitin e kaluar, por në vend që të respektohet buxheti kryetari vazhdoi me tejkalime edhe më të mëdhaja”, tha në mes tjerash Haxhibeti.

  • 1

    Radio