Sociale Më shumë

Haxhibeti: 5.000 euro për palestrën në natyrë

Prej tvteuta10:10, 11 Janar 2017

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, tha për televizionin Teuta se kjo ndërmarrje këtë vit do të investojë në infrastrukturën turistike.

Ai njoftoi se në Shtegvashë dhe Valdanos do të instalohen pika vrojtimi për turistët që vizitojnë këto zona,  kurse pas ndërtimit të shetitores nga Albatrosi në Kepin e Gjeranave, investim që do të kryhet nga të Mirat Detare, Organizata turistike do të investojë 5.000 euro në ndërtimin e një palestre natyrore në këtë zonë. Sipas Haxhibetit, ky investim modest  do ta bëjë shetitoren edhe më atraktive për dashamirësit e sportit.

  • 1

    Radio