Aktuale Më shumë

Grass: Kosova, jo shënjestër e ISIS-it

Prej tvteuta09:42, 25 Nëntor 2015

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Frank J. Grass ka deklaruar të martën në Prishtinë se, Kosova nuk është objektiv i ISIS-it, por – sipas tij, – duhet shtim i vigjilencës, pasi askush nuk është imun ndaj rreziqeve.

“ISIS dhe çdo lloj organizate ekstremistësh përbëjnë rrezik për të gjithë ne. Mendoj se, ka shumë pak vende në botë, të cilat nuk janë të rrezikuara nga kjo ideologji dhe kjo lëvizje ekstremiste. Ne i konsiderojmë si një rrezik të sigurisë në gjithë botën, jo në kuptimin e Luftës së Tretë Botërore” tha Grass, gjatë një ligjërate në Prishtinë.

Grass shtoi se SHBA-të janë të gatshme të mbështesin ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

  • 1

    Radio