Aktuale Më shumë

Gjuroviq në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Vogla të Evropës

Prej tvteuta14:48, 11 Qershor 2022

Kryetarja e Kuvendit, Danijella Gjuroviq do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Vogla të Evropës, e cila mbahet në Monako prej të dielës deri të martën. Nga Kuvendi është njoftuar se Konferenca do të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe turistik dhe atraktivitetin e vendeve të vogla evropiane, rolin dhe mësimet e parlamenteve gjatë krizës me Covid-19, si dhe temën e liderëve të reja drejt një strukture të re qeverisëse. Siç është paralajmëruar, konferencën dyditore, në prani të princit Albert II, do ta hapë kryetari i Parlamentit të Monakos, Stefan Valeri. Përveç Gjuroviqit, në konferencë do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Andorës, Qipros, Lihtenshtajnit, Luksemburgut dhe Maltës, si dhe përfaqësues të parlamenteve të Islandës dhe San Marinos.Theksohet se në delegacionin e Kuvendit të Malit të Zi do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Dragan Krapoviq.

  • 1

    Radio