Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Kalkulimet paszgjedhore në Ulqin dhe Berane duhet të ndahen nga ato në nivel shtetëror

Prej tvteuta16:03, 30 Mars 2022

Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare ABR, Goran Gjuroviq, konsideron se kombinatorika paszgjedhore në Beranë dhe Ulqin nuk duhet të ndikojnë negativisht në procesin e formimit të qeverisë së re. “Ne, si një nga përbërësit e qeverisë së ardhëshme evropiane, nuk e kemi problem t’i ndajmë negociatat lokale në dy komuna nga negociatat për qeverinë e pakicës si dy procese të veçanta. Me çështjen e qeverisjes lokale le të merren organet lokale partiake, dhe ne në nivel shtetëror të pajtohemi për një qeveri të re evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur – thotë Gjuroviq për Radion Evropa e Lirë.

Para së gjithash, vendimi për aplikimin e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, të cilin Mali i Zi e prezantoi në parim më 1 mars të këtij viti. Qeveria në largim e Zdravko Krivoakpiq vazhdimisht e ka shmangur miratimin e këtij vendimi dhe pa të, autoritetet shtetërore nuk mund të zbatojnë sanksione në praktikë, përkatësisht të regjistrojnë dhe konfiskojnë pronat e qytetarëve të sanksionuar rusë, të cilët mund të jenë në Mal të Zi. “Eshtë zhgënjyese që nuk jemi gati të dënojmë agresionin rus kundër Ukrainës përmes zbatimit praktik të sanksioneve. Por, ajo që është e sigurt, nëse formohet një qeveri e re evropiane, sigurisht që do t’i korrigjojë këto anomali dhe miratimi i këtij vendimi do të jetë një nga vendimet e para të saj – thotë Gjuroviq.

  • 1

    Radio