GJUKANOVIQ PARA DEPUTETËVE
Prej tvteuta10:21, 18 Qershor 2015
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në Parlament, në kuadër të orës së kryeministrit e cila do të mbahet më 26 të këtij muajit.
Afati për paraqitjen e pyetjeve kreut të qeverisë, në formë të shkruar, është 72 orë para mbajtjes së seancës në Kuvend.