Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Mandati atij që siguron shumicën

Prej tvteuta18:32, 9 Shkurt 2022

Presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë, tha se duket se ka një shkallë të lartë dakordësie se në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat në Mal të Zi.

Kjo është, siç tha ai, para së gjithash – formimi sa më shpejt i një qeveri të bazuar në një shumicë të qartë parlamentare, e cila do të ketë prioritet politikat pro evropiane dhe qytetare dhe e cila do të vazhdonte negociatat me Bashkimin Evropian, për të krijuar mundësi që në të ardhmen e afërt të arrihet anëtarsimi në këtë bllok. Në pyetjen se a është takuar ma Abazoviq, i cili shihet si kandidati më i mundshëm për kryeministër, Gjukanoviq tha se për këtë nuk ka pasur mundësi, dhe se presidenti mandatin e ka detyrë të ja japë atij që është në gjendje të sigurojë përkrahjen e shumicës së deputetëve.

Ai shtoi se sonte do të jetë në Podgoricë dhe do të ketë mundësi të njihet me rezultatet e bisedimeve të para që subjektet kanë pasur gjatë këtyre dy ditëve.

  • 1

    Radio