Aktuale Më shumë

Gjukanoviq i jep mandatin Abazoviq për të formuar qeverinë

Prej tvteuta15:55, 3 Mars 2022

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, ka njoftuar se i ka dhënë mandatin kryetarit të LQ URA Dritan Abazoviq për fomimin e qeverisë së re. Abazoviq dhe Gjukanoviq janë takuar sot më herët, me ç’rast presidenti e ka njoftuar me vendimin e tij, raportojnë  disa media. Gjukanoviq në arsyetimin e tij thotë se pas konsulltimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare, që e pranuan ftesën, ka marrë sigurinë se ekziston përkrahje për formimin e qeverisë së 43. të Malit të Zi.

“Për këto arsye, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të LQ URA, z. Abazoviq, i bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur të formohet qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë politike dhe të sigurisë, të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë. “, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e presidentit.

  • 1

    Radio