Aktuale Më shumë

Gjendje e jashtëzakonshme për 60 ditë

Prej tvteuta20:17, 25 Shkurt 2022

Parlamenti i Moldavisë ka miratuar sot gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, për shkak të sulmit rus në shtetin fqinj, Ukrainë.

Në mes tjerash, gjendja e jashtëzakonshme ndalon protestat masive dhe i mundëson Qeverisë të dëbojë “personat e padëshiruar” nga shteti. Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, bëri me dije se më shumë se 4,200 refugjatë nga Ukraina tashmë kanë hyrë në këtë shtet.

Disa prej tyre kanë vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të paktën 100 kanë aplikuar për azil në Moldavi.

  • 1

    Radio