Gjeloshaj u takua me ministren Vucinoviq,vizituan banoret e demtuar nga reshjet

Prej tvteuta18:47, 27 Mars 2019

Ministrja paportfol në Qeverinë e Malit të Zi, znj. Marija Vuçinoviq, u takua me perfaqësuasit e vetëqeverisjes lokale të Komunës së Tuzit, ku i njoftoi për punën e Komisionit të cilin e udhëheq, duke paraqitur mundësinë e ndihmës të cilën qytetarët e dëmtuar mund ta marrin, në rastet e fatkeqësive elementare.

Në vizitën e sotme, është precizuar numri i kërkesave të paraqitura dhe është bërë marrëveshja e menyrës së pagesës ndaj të lajmëruarve.

Në Komunën e Tuzit, Vuçinoviq u takua me kryetarin e Komunës, z. Nik Gjeloshaj, këshilltaren në Sekretariatin për Bujqësi, znj. Ismeta Gjokaj si dhe me u.d. Sekretarin për punë, bujqësi dhe kujdes social, z. Esmin Beqoviq.

Në takim pjesëmarrës ishte edhe z. Vukota Stanishiq, udhëheqësi i Sektorit për këshilla në prodhimtari bimore – Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, i cili të pranishmëve ua paraqiti mënyrën e subvencionimit të cilën Ministria gjegjëse ia ofron bujqëve.

Pas takimit, ministrja së bashku me përfaqësuasit e vetëqeverisjes lokale kanë vizituar disa nga bujqit, pronarë të serave në teritorin e Malësisë, të cilët kanë pësuar dëme të shumta.

  • 1

    Radio