Aktuale Më shumë

Galiq: Nuk ka asnjë arsye pse prindërit nuk duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre

Prej tvteuta07:59, 19 Mars 2023

Shteti ka ofruar vaksina falas, të sigurta dhe efektive, andaj nuk ka arsye që prindërit të mos i ofrojnë fëmijëve të tyre jetë më të shëndetshme, tha drejtori i Institutit për Shëndet Publik (IJZ), Igor Galiq.
Siç njofton Instituti, Galiq në Ulqin, ku u organizua “Karvani i katërt i Shëndetit”, ka thënë se vaksinat mbi të gjitha u mundësojnë fëmijëve një jetë më të pasur dhe më të shëndetshme.
Ai theksoi veçanërisht vaksinimin kundër virusit papilloma humane (HPV), i cili është shkaktari më i shpeshtë i kancerit në popullatën e Malit të Zi, duke theksuar se kjo vaksinë mund të parandalojë sëmundjen.
Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi tha se karvani është një mundësi për komunikim të dyanshëm që do t’u mundësojë qytetarëve të marrin përgjigje për shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me vaksinimin kundër COVID 19, si dhe vaksinimin MMR dhe HPV.
Siç shtoi ajo, për punëtorët shëndetësorë është një mundësi për të kuptuar më mirë nevojat shëndetësore të qytetarëve të Ulqinit, e veçanërisht pengesat për mbulimin optimal të vaksinimit.
Drejtoresha e Shtëpisë Shëndetësore të Ulqinit Sadija Hollaj tha se është mbajtur një ngjarje shumë e rëndësishme dhe e dobishme.
Siç tha ajo, qytetarët mund të merrnin informacione të dobishme nga mjekë të përzgjedhur, pediatër dhe epidemiologë për të gjitha pyetjet dhe arsyet pse deri më tani hezitonin për vaksinimin.

  • 1

    Radio