Fronti: Nuk kemi fyer mbi baza nacionale
Prej tvteuta17 February 2017
Zyrtarët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, Branko Radulloviq dhe Millutin Gjukanoviq, kanë mohuar se kanë fyer kolegët e tyre nga pozita mbi baza nacionale. Njëri nga të akuzuarit direkt Millan Knezheviq bëri thirrje që të publikohen të githë xhirimet e mediave, dhe nëse vërtetohen fyerje të tilla ai është i gatshëm të largohet nga politika. Gjukanoviq konfirmoi se ndaj Shkrelës ka dërguar fyerje mbi baza morale dhe njerzore, por jo nacionale, dhe e akuzoi Shkrelën se dëshiron të paraqitet si viktimë e diskriminimit. Ai po ashtu njoftoi se ndaj Shkrelës dhe Brajoviq kanë ngritur padi për parregullsi dhe shkelje të ligjit në procesin e heqjes së imunitetit të dy deputetëve Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq.