Politikë Më shumë

Fronti do protesta, URA kundër qeverisë kalimtare

Prej tvteuta09:52, 10 Nëntor 2017

Nga Fronti Demokratik kanë njoftuar se deri te qeveria kalimtare e propozuar nga Ranko Krivokapiq , mund të vihet vetëm me protesta, kurse Lëvizja Qytetare URA nuk është e interesuar për një qeveri të tillë. Nga Fronti thonë se kjo ide mund të cilësohet edhe si hipokrite, pasi një pjesë e opozitës vazhdimisht ka qëndrim kundër protestave, dhe se pa to vështirë të ketë qeveri kalimtare.

Nënkryetari i URA-s Nedeljko Rudoviq, nga ana tjetër shpreh qëndrimin se ky subjekt nuk është i interesuar për këtë qeveri, duke marrë parasysh përvojën negative në vitin 2016 dhe shkeljen e marrëveshjes nga ana e Partisë Demokratike të Socialistëve.

  • 1

    Radio