Sporti Më shumë

Francë 2016: Vendasit arrijnë fitoren e parë. Sot Shqipëri – Zvicër

Prej tvteuta10:06, 11 Qershor 2016

Mbrëmë në Paris është luajtur ndeshja e parë e Kampionatit Europian të futbollit , në mes nikoqirëve të Francës dhe ekipit të Rumunisë.

Në një lojë mjaft dinamike, sidomos në pjesën e parë, të dyja skuadra patën mundësi të kalonin në avantazh, por 45-minutëshi i parë u mbyll pa gola. Në fillim të pjesës së dytë Franca kaloi në epërsi me gol të Zhiru, kurse për Rumuninë barazoi Stancu me penallti.

Kur u duk se ndeshja do të përfundojë me barazim, një moment briliant i sulmuesit Dimitri Pajet në mniutën e 89-të, i dha fitoren Francës me rezultatin 2 me 1. Sot në program janë tri ndeshje të tjera, kur për tifozat kuq e zi më e rëndësishmja është ajo në mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet në orën 15.00. Në orën 18.00 do të ndeshen Uellsi me Sllovaki, kurse në orën 21.00 Anglia me Rusinë.

  • 1

    Radio