Slider Më shumë

Franca dhuron 117.000 doza të vaksinës Pfizer

Prej tvteuta18:38, 17 Dhjetor 2021

Franca i dhuroi Malit të Zi 117,000 vaksina Pfizer, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Dërgesa i është dorëzuar ministres së Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq nga ambasadori francez në Mal të Zi, Christian Timonije.

Ministrja e  falënderoi ambasadorin për donacionin dhe vuri në dukje përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Malit të Zi që nga fillimi i pandemisë. Ajo theksoi se Mali i Zi deri më tani ka arritur të sigurojë mbi një milion e katërqind mijë vaksina kundër Covid 19 dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u kthyer  në normalitet.

“Ambasadori Timonije përshëndeti masat e miratuara së fundmi që do t’u mundësojnë personave të vaksinuar të udhëtojnë pa pengesa në momentin kur, siç theksoi, Franca merr presidencën e Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio