Kulturë Më shumë

Filloj edicioni i 14-të “Pranvera në Anë të Malit”

Prej tvteuta10:25, 13 Maj 2017

Mbrëmë në ambientet e qytetit të lashtë të “Shasit” u hap edicioni i 14-të i manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”. Natën e parë u prezantua një nga pasuritë e trashigimisë kulturore që është “Eposi i kreshnikëve”. Në kuadër të ciklit “Ana e Maliti në vite” të pranishmit u argëtuan me rapsodën vendase me këngë të kësaj treve, ku interpretues ishin: Fahri Zeneli, Naxhije Popi dhe Fadil Velaj. Eposi i kreshnikëve gjithashtu përfshiu dhe punimet e piktorit Gazmend Leka, kështu deklaroj Dritan Kurti, kryetari i shoqatës “Ora”.

Mbi eposin e kreshnikëve folën profesor Zymer Neziri, si dhe studiusi dr. Ismail Doda i cili foli për këngët kreshnike në Anë të Malit. Ndërsa ditën e dytë e manifestimit do i kushtohet sportit,nga ora 10fillojnë  turnet në shah, vollejboll, pingpong dhe turneu ndërmjet institucioneve në futboll, kurse në mbrëmje nga ora 19 prezantim i trashegimisë kulturore si dhe mbërmje muzikore me këngëtaren Egzona Salaj. Ditën qendrore, të dielen, në fillim në ora 17 në stadionin e Shasit sipas programit të përpiluar do të ketë Program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio