Politikë Më shumë

FILLOI KONFERENCA E XVI-TË E KRYETARËVE TË SHTETEVE ANËTARE TË INICIATIVËS ADRIATIKO-JONIANE

Prej tvteuta19:49, 19 Mars 2019

Sot në Budvë është hapur Konferenca e XVI-të e Kryetarëve të shteteve anëtare të Iniciativës Adriatiko-joniane, të cilën e ka hapur Kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Temat e konferencës janë turizmi dhe kultura, si pikësynim i përbashkët i kësaj iniciative, si dhe tema mbi trupat parlamentare si resurs i rëndësishëm i forcimit të bashkëpunimit në fushat prioritare për shtetet nënshkruese të kësaj iniciative.

Kryeparlamentari dhe njëherit kryesues I kësaj konference Ivan Brajoviq, ka theksuar se Mali I Zi si vend mediteranian, të cilit deti Adriatik I paraqet resurs të rëndësishëm zhvillimorë, është posaçërisht i interesuar për pjesëmarrje më intenzive në këtë iniciativë, duke I pasur parasysh përvojat e deritashme dhe potencialet e bashkëpunimit rajonal, si dhe përkrahjen e Unionit evropian.

Në konferencë marrin pjesë kryetarët dhe nënkryetarët e parlamenteve të 9 shteteve anëtare, si dhe deputetë dhe ministra të kabineteve qeveritare.

  • 1

    Radio