Eurosuper bie për 2 centë, Eurodizel për 9
Prej tvteuta17:35, 21 Nëntor 2022
Prej nesër çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të jenë më të ulët për 2 deri në 9 centë për litër, njoftojnë nga Ministria e Investimeve Kapitale.
Eurosuper 95 dhe 98 do të ulen për 2 centë, në 1.44, respektivisht, 1.48 euro, ndërsa Eurodizel për 9 centë, në 1.55 euro për litër. Këto çmimet do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javë.