Aktuale Më shumë

EEMZ dhe CEDIS tërheqin kërkesën. Rritja e çmimit të energjisë, vetëm minimale

Prej tvteuta18:25, 30 Nëntor 2022

Ditën e djeshme Agjencia Rregullatore për Energjinë përfundoi shqyrtimin publik me Sistemin e Transmetimit të Energjisë Elektrike (CGES), Sistemin e Shpërndarjes (CEDIS) dhe Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike të Malit të Zi,  (COTEE), lidhur me çmimin e energjisë elektrike, ndërsa nëse do të ketë rritje nga janari do të mësohet gjatë ditës së sotme.

Duke qenë se Elektroekonomia dhe CEDIS hoqën dorë nga e drejta për të rritur pjesën e tyre të faturës së energjisë elektrike (energjia aktive), atëherë rritje e çmimit mund të jetë vetëm në nivel minimal. Arsye tjetër për këtë janë edhe përmirsimet në akumulimet e ujit çka ndikojnë ndjeshëm në rritjen e prodhimit të energjisë.  Sipas drejtorit ekzekutiv Nikola Rovçanin, Elektroekonomia e Malit të Zi tani fiton dy milionë euro në ditë nga eksportet, ndërsa më parë humbiste rreth një milion e gjysmë euro në ditë si pasojë e importit.

  • 1

    Radio