Sociale Më shumë

Edhe 18 persona të infektuar me koronavirus në Mal të Zi. Numri shkon në 47

Prej tvteuta18:29, 24 Mars 2020

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Mal të Zi ka shkuar në 47, pasi sot u regjistruan edhe 18 raste të reja, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik. Nga ky institucion thonë se sot janë testuar 34 persona, kurse nën mbikqyrje ndodhen edhe gati 6.000 persona të tjerë. Deri tani nuk është bërë publike nëse rastet e rinj janë të lidhur me ato të mëparshmit, apo bëhet fjalë për vatra të reja.

  • 1

    Radio