Aktuale Më shumë

Dyshohen për sulm terrorist, tre të arrestuar në Francë

Prej tvteuta17:21, 21 Shkurt 2017

Tre persona janë arrestuar në Francë si të dyshuar se po komplotonin një sulm terrorist, thonë burimet policore për BBC. Mediat franceze thonë se bëhet fjalë për një operacion antiterrorizëm i cili vazhdon ende në shtëpinë e një prej të dyshuarve në qendër të qytetit Clermint-Ferrand. Dy të arrestuarit e tjerë raportohen në Marsejë dhe në rajonin e Parisit.

Franca është në nivelin e lartë të alarmit pas një seri sulmesh terroriste vitet e fundit, nga militantë të grupit të Shtetit Islamik. Ndërkohë që një tjetër burim ka thënë për Reuters se të arrestuarit janë arrestuar si pjesë e një “investigimi të hershëm që ka nisur në janar mbi të dyshuar që niseshin për në Siri apo kanë kryer akte në Francë”.

  • 1

    Radio