Aktuale Më shumë

“Dream big” – Muarli i punuar nga nxënësit e gjimnazit

Prej tvteuta17:38, 7 Dhjetor 2022

“Dream big” është titulluar murali më i veçantë i punar nga artistët e rinj të Gjimnazit publik “Vëllazërim Bashkim”. Një grup nxënësish i përbërë nga Egzona Gjenashi, Aida Baleviq, Sara Kerquku, Matea Miniq, Bledion Sefa dhe Lejla Hardolli,  të cilët janë pjesë e Art klubit nën mentorimin e tre profesorëve të artit figurativ, Edin Kapllani, Allemdin Suka dhe Emina Nimanbegu, realizuan këtë punim i cili i dha një një atraksion të veçantë pjesës hyrese në ambientet e kësaj shkolle.

Për relaizimin e këtij murali folën vetë nxënësit dhe profesorët.

Murali është teknikë e pikturës, konkretiksh është pikturë statike apo murale për dallim nga piktura lëvizëse e cila mund të zhvendoset në shtëpi, në galeri apo vende të tjera.

Murali ka karakter motivues dhe përcjell mesazh të fuqishëm tek nxënësit, njëkohësisht paraqet aktraksion të veçantë për vizitorët.

Në Gjimanzin Pubblik Vëllazërim bashkim të gjithë nxënësit të cilët kanë prirje në artin figuartiv kanë të gjithë hapsirën për të shprehur kreativitetin e tyre.

  • 1

    Radio