Sociale Më shumë

Dr Marnikoviq : Situatë stabile shëndetësore,nuk ka raste gripi

Prej tvteuta17:39, 16 Dhjetor 2016

Në Komunën e Ulqinit kemi  situatë stabile shëndetësore,nuk ka fluks më të theksuar të pacientëve,as raste të evidentuara si raste gripi nga mjekët e zgjedhur-tha për televizionin Teuta drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Pavle Marnikoviq. Edhe pse ka paralajmërime  për virusin e gripit sezonal, akoma në Komunën tonë nuk është përhapur .Gjer më tani janë dhënë rreth 600 doza të vaksinave, por ka doza të mjaftueshme për të gjithë ata që janë të interesuar, shton Marnikoviq.  

Për shkak të paralajmërimeve të gripit në Maternitetin e Ulqinit janë të ndaluara vizitat. Përndryshe materniteti është duke punuar mirë, dhe gjatë periudhës kohore nga afera për mbylljen e tij, ka pasur 8 lindje ,thotë Marnikoviq.

  • 1

    Radio