Politikë Më shumë

DPS Ulqin: Seanca e Kuvendit Komunal është e paligjshme

Prej tvteuta22:41, 25 Maj 2022

Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit ka pasur shkelje skandaloze të procedurës me të cilën synohet zgjedhja e kundërligjshme e administratës së re të qytetit, deklaruan nga Keshilli  Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin. Pas verifikimit të mandateve, është dhënë pauza deri në caktimin e vazhdimit te seancës dhe për nesër është caktuar kolegjiumi me qëllim të marrëveshjes për punë të mëtejshme.

“Pas kësaj, në mënyrë tërësisht të paligjshme, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore, ish-kryeparlamentari Haxhi Sulejmani caktoi rifillimin e seancës, me sa duket me synimin që koalicioni i ri të vazhdojë aty ku e la në ditën e zgjedhjeve lista “Fillim i ri”, kur përmes keqpërdorimit brutal të aparatit shtetëror u përpoq të arrinte shumicën absolute, për të cilën u pengua”, thuhet në kumtesën  e PDS-së.

Ata bëjnë të ditur se DPS-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e një “seance të tillë të paligjshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit”.

“Njoftojmë opinionin se do të ngremë institucionalisht çështjen e ligjshmërisë së zgjedhjes së drejtuesve të rinj të administratës së qytetit”, përfundojnë ata në kumtesën për opinion.

 

  • 1

    Radio