Dokument për pajtim në mes serbëve dhe boshnjakëve
Prej tvteuta11:38, 25 Janar 2017
Fronti Demokratik dhe qarqe rreth Bashkësisë Demokratike Boshnjake të Hazbija Kallaç, janë duke përpiluar një dokument i cili synon pajtimin në mes serbëve dhe boshnjakëve në veri të vendit , me qëllim që ndasitë në mes tyre të mos shfrytëzohen nga PDS për qëndrim në pushtet.
Këtë e ka njoftuar njëri nga liderët e Frontit Andrija Mandiq, por disa nga politikanët aktiv boshnjakë në vend nuk kanë dijeni për këtë çështje. Nga Partia Boshnjake kanë deklaruar se nuk janë të nohur me iniciativën, kurse deputeti i PSD-së Xhavit Shaboviq ka thënë se nuk ka dëgjuar për një gjë të tillë.
Sipas mediave serbe, kjo iniciativë ka edhe përkrahjen e muftiut të Sanxhakut Muamer Zukorliq.