Disa zona të Ulqinit 3 ditë pa ujë
Prej tvteuta17:11, 20 Dhjetor 2021
Për shkak të punimeve në tubacionin transit AC Ø450 nga investitori Komuna e Ulqinit, kontraktori HYPERING – Podgoricë, zonat e Fushës së Ulqinit, Darzës, Zogajve, Gjeranave dhe Plazhës së Madhe , do të jenë pa furnizim me ujë nga e hëna, 20 dhjetor ora 13:00, deri të enjten, 23 dhjetor në orën 18:00.
Ndërmarrja Publike Ujësjellës Kanalizime kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.