Demokratët: Gjykata Kushtetuese falsifikoi vendimin
Prej tvteuta13 May 2017
Zyrtari i Demokratëve të Malit të Zi Neven Goshoviq, deklaroi dje në konferencë për media se Gjykata Kushtetuese ka falsifikuar vendimin e vet për kompensimet e nënave me tre ose më shumë fëmijë, i cili në fletën zyrtare ndryshon nga ai i kumtuar më herët. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese vendos për kushtetushmërinë e një vendimi, por është e panjohur në praktikë të ketë qëndrime të dyfishta për të njëjtën çështje. Ai gjithashtu tha se nuk mund të bëhet fjalë për gabime teknike dhe i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të deklarohet në lidhje me këtë çështje.