Aktuale Më shumë

Deklarata e Krivokapiq ishte në frymën e mbrojtjes së punëtorëve

Prej tvteuta18:43, 14 Janar 2022

Qeveria , si zot i mirë i shtëpisë , është e detyruar, po ashtu si edhe sindikata , por do të duhej që ky të jetë edhe prioritet i punëdhënsëve që të ketë raport nikoqir dhe mbrojtës ndaj të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve, sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të tyre, thuhet në reagimin nga kabineti i kryeministrit drejtuar unionit të punëdhënësve, duke theksuar se me një dozë të lartë të subjektivitetit e përjeton deklaratën e kryeministrit në të cilën mes tjerash tuhet “mjaftë më me lojrat për të punësuarit tonë”.

Siç thuhet në reagim, ata nuk shohin pse unioni i punëdhënësve ose cili do anëtarë i tij ka identifikuar në këtë deklaratë kërcënim ndaj bashkësisë afariste në Mal të Zi. “Me këtë fjali parimisht shpreht mbrojtja e jo kërcënimi .

Kryeministri nuk është “ndjekës” dhe nuk merr pjesë në “ndjekje” , por unionin e sindikatave e përjeton si partner.

Ata theksojnë se besojnë se rekomandimi drejtuar kryeministrit është shprehje e përgjgjësisë shoqërore dhe konsiderojnë se të gjith faktorët shoqëror dhe afaristë , pa dallim, duhet të kenë kujdes për principet e humanitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarëve.

  • 1

    Radio