Sociale Më shumë

Dedvukaj: Banorët e Tuzit rrespektojnë rregullat

Prej tvteuta21:15, 3 Prill 2020

Me marrjen e masave strikte nga Komuna e Tuzit gjendja në këtë komunë është stabile. Qytetarët janë sjellur me përgjegjësinë më të madhe dhe deri më tani janë duke i rrespektuar rregullat dhe janë izoluar nëpër shtëpia. Në terren janë vullnetarët të cilët janë organizuar që ti ndihmojnë bashkëqytetarëve të vet me shpërndarjen e produkteve më të nevojshme dhe se për çdo nevojë që ato kanë duhet të kontaktojnë kryetarët e bashkësive lokale, deklaron për televizionin Teuta drejtori i shkollës fillore “Mahmut Lekiq”, Luigj Dedvukaj. Drejtori Dedvukaj gjithashtu sqaron se edhe mësimi online është duke vijuar mirë, dhe se prindërit dhe nxënësit janë duke u adaptuar me këtë gjendje.

  • 1

    Radio