Aktuale Më shumë

Damjanoviq: Nuk shoh se do të ketë zgjedhje të reja parlamentare

Prej tvteuta17:12, 28 Janar 2023

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq, për agjencinë Beta tha se është përkrahës i idesë së rikonstruksionit të qeverisë aktuale nga partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, dhe se nuk sheh zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në horizont.

Duke komentuar përmendjen e shpeshtë në opinion për mundësinë e formimit të një qeverie të re, Damjanoviq tha se mandati i qeverisë aktuale, sipas zgjedhjeve të rregullta, skadon në shtator të vitit 2024 dhe se qeveria aktuale, pavarësisht nga humbja e besimit në parlament, po punon me kapacitet të plotë dhe të gjitha detyrimet kushtetuese të zbatohen rregullisht.

“Unë nuk jam kundërshtar, por përkrahës i idesë që Qeveria të riformatohet nga partitë e shumicës parlamentare që mposhtën PDS-në në gusht të vitit 2020”, tha Damjanoviq.

“Konteksti i zgjedhjeve presidenciale të 19 marsit do të përcaktojë gjithashtu shumë gjëra. Sigurisht, nëse do të ketë një vullnet elementar dhe shpresoj se do të ketë, pres fuqizim të kësaj qeverie dhe jo zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sidomos nuk i shoh pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat pres që PDS të humbasë bastionin e fundit dhe në këtë mënyrëtë vazhdojë rruga e ndryshimeve që erdhën pas 30 vitesh pushtet absolut të kësaj partie”, tha Damjanoviq.

 

  • 1

    Radio