Covid 19 në Mal të Zi: 118 raste, pa viktima
Prej tvteuta16:01, 23 Qershor 2022
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 118 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk u regjistruan. Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 38, Tivar 19, Budva dhe Nikshiq nga 11, ndërsa në Ulqin u regjistruan 4 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 94 persona, ndërsa rastet aktive janë 780, prej të cilëve 20 në Komunën e Ulqinit.