Ekonomi Më shumë

Bllokohet llogaria e Komunës: Vendimi me 2007, pasojat në 2018

Prej tvteuta15:52, 30 Janar 2018

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit njofton opinion se llogaria rrjedhëse e komunës së Ulqinit u bllokua dje nga ana e  përmbaruesit publik. Fjala është  për një shumë në masën 250,0000 euro në bazë të  aktvendimit  të plotfuqishëm të Gjyqit ekonomik të Malit të Zi  i cili vendimin në fjalë  e solli  në bazë të ankesës së SHPK,,Beqoviq menagment,,-pronar i hotelit Mediteran, Ky aktvendim është sjellur pasi  pushteti  i atëhershëm, respektivisht kryetari Gëzim Hajdinaga  nuk respektuan  kontratën  për financimin  e dokumentacionit planimetrik që e  kish nënshkruar  me kompaninë në fjalë  më 21.nëntor.2007. Me këtë  marëveshtje ,  kompania  ,,Beqoviq menagment,, i kish paguar  komunës së Ulqinit avansin  prej 250,000 euro për finncimin  e përgatitjes së projektit Urbanistik  për  hotelin,,Mediteran,, ndërkohë komuna  kish marë obligim  qe dokumentacioni përkatës të përgatitet deri në fund të vitit 2008.

Pasi pushteti i atëhershëm nuk  kreu obligimet e parapara , kompania Beqoviq  paditi komunën e Ulqinit  dhe kërkoi  kthimin  e mjeteve pas duke llogaritur edhe kamatën. Gjykata e Apelit  vertetoi këtë aktvendim dhe ndërkohë  e riktheu lëndën  në pjesën  ku  komuna e Ulqinit  obligohej  që akuzuesit ti llogaritet  edhe kamata në masën 143,000 euro. Projekti urbanistik për hotelin ,,Mediteran,, u miratua në seancën e Kuvendit në fund të vitit që shkoi, por marrë parasyshë që me marëveshtje  ai është dashtur  të sillet kohë më parë , nuk ka mundur që të ndikohet  në sjelljen e vendimit në favor të Komunës. Nga Komuna theksojnë  se ky është vetëm një rast pasi ka edhe vendime të tjera të këtij lloji që  pritet të vijnë  për pagesa, e që flet qartë për sjelljen e papërgjegjshme të  pushtetit  lokal gjatë  periudhës 2006-2011. Raste të tilla , thonë nga Komuna, e vështirësojnë tej mase konsolidimin financiar të Komunës, dhe kërcënojnë funksioninim e organeve lokale.

 

  • 1

    Radio