Aktuale Më shumë

BKA dhe AKB: Të ngritet vetëdija për prodhimet vendore

Prej tvteuta10:04, 27 Janar 2016

Në ambientet e BKA ishte në vizitë delegacioni i Aleancës Kosovare për Biznes, me në krye kryetarin e saj Agim Shahinin. Kjo vizitë vjen pas takimit i cili u mbajt një ditë më parë në kabinetin e krytarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka në të cilen theks i vecantë u vendos në investimet të cilët mund te realizohen në komunën e Ulqinit nga investuesit Kosovarë si dhe ato të huaj.

Kryetari i BKA Kabil Kurti në pritjen e këtij delegacioni nga Kosova theksoi edhe njëherë se qellimi i tyre është zhvillimi i komunës së Ulqinit, një bashkëpunim në vazhdimesi në fushën e kulturës dhe sportit.

Nga ana tjetër kryetari i alencës kosovare se biznesit Agim SHahini  tha se do të jenë partner tradicional i BKA-se ,ashtu si edhe nga ninshkrimi i memorandumit, sepse ky është misioni i tyre për të rritur nivelin e bashkëpunimit në aspektin ekonomik, kulturor e sportiv.

Jane rreth 500 familje, biznese e shtëpi nga Kosova që jetojenë e veprojnë në komunën e Ulqinit, kjo, tha Shahini dëshmon se investuesit kosovar janë të gatshëm që biznesin e vet ta zhvillojnë në Ulqin.

Theks i vecantë si nga kryetari i BKA ashtu edhe nga i AKB-se ishte në konsumimin e prodhimeve vendore, cka do të kishte rëndësi të madhe edhe në zhvillimin e ketyre trevave dhe në ngritjen e mirëqënies qytetare, shtuan ata.

Kryetari i BKA Kabil Kurti tha se Situata ekonomike ne Ulqin nuk është e kënaqëshme , kjo po ndodh për shkak të situatës jo të mirë që po mbizotëron si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qeveritar, mirepo ne shpresojmë që shume shpejt do të fillojmë me realizimin e projekteve konkrete.

  • 1

    Radio