Sociale Më shumë

Bibloteka e Ulqinit shënon Ditën Botërore të Librit

Prej tvteuta15:31, 22 Prill 2016

23 prilli  Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave Autoriale  libri është instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Me këtë rast Bibloteka e Ulqinit ka organizuar një sërë aktivitetesh, mes të tjerash kanë bërë antarësimin një vjeçar falas. Udhëheqësja e këtij institucioni Ardita Rama flet edhe mbi aktivitetet të cilat u zhvilluan për nder të librit. “Gjatë gjithë ditës së premte të dates 22 prill Institucionin tone e kanë vizituar fëmijët e institucionit publik parashkollor “Solidariteti” nga Ulqini, ku fëmijët e  grupit “Guaska” në bashkëpunim me prindërit biblotekës i dhuruan nga një liber. Poashtu, biblotekën e vizituan edhe nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore Boshko Strugar” shtoi Ardita Rama.

Gjithashtu, do të bëhet përurimi i librit “Mehmet Beci dhe lufta për mbrojtjen e Ulqinit” i autorit prof. Eqrem Beci, i organizuar nga Biblioteka dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Bibloteka e Ulqinit, me këto aktivitete shënon këtë datë të rëndësishme për librin dhe kulturën e të lexuarit dhe biblotekës si institucion i rëndësishëm.

  • 1

    Radio