Aktuale Më shumë

Beçiq takohet me Escobar. Prioritet zhbllokimi i Gjykatës Kushtetuese

Prej tvteuta18:37, 27 Janar 2023

Përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është premisa bazë për të gjitha proceset e mëpasshme të zhbllokimit në Mal të Zi, tha i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një takimi në Uashington me kryetarin e Demokratëve, Aleks Beçiq, dhe kreun e grupit parlamentar të kësaj partie, Boris Bogdanoviq.

Eskobar, siç raportohet nga demokratët, përsëriti shqetësimet e SHBA-së për mosfunksionimin e disa institucioneve në Mal të Zi, si Gjykata Kushtetuese, gjatë një takimi në selinë e Departamentit të Shtetit.

“Pres që Mali i Zi të zgjedhë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo është baza për të gjitha proceset e mëvonshme të zhbllokimit në vend”, theksoi Escobar. Nga Demokratët thonë se Beçiq ka folur me Escobar për situatën aktuale politike në vend, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e mekanizmave institucionalë, ndikimet malinje nga rajoni dhe bota, si dhe zgjedhjen e gjygjëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Beçiq po ashtu shprehu besimin se “partitë moderne të profilit qytetar” do të arrijnë fitore bindëse në “zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare” dhe kështu “politikën e ekstremizmit, ndarjes, korrupsionit dhe krimit ta dërgojnë në histori”, e në këtë mënyrë të sigurojnë stabilitet afatgjatë politik.

  • 1

    Radio