Aktuale Më shumë

“Bashkë Fitojmë”, Berisha e Meta prezantojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 majit

Prej tvteuta07:56, 16 Mars 2023

Opozita ka dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në KQZ kërkesën për koalicion në zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni do të mbajë emrin “Bashkë Fitojmë” dhe pjesë e saj janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Mësohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.

“Vendosëm: Të formojmë një koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Emri i koalicionit është: “Bashkë Fitojmë”. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”. Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj. Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë”, thuhet në marrëveshje.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ është vendosur edhe sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

  • 1

    Radio