Aktuale Më shumë

Bajraktari: Komuna në gjendje jo të mirë financiare. Sot filloi asfaltimi i rrugëve

Prej tvteuta18:39, 24 Qershor 2022

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, në një intervistë për Radion e Malit të Zi u ankua se situata financiare e Komunës nuk është aspak e mirë, pasi ajo ka obligime në lartësi prej 8.56 milionë euro. Ai tha se me të marrë detyrën në kasën e Komunës ka gjetur vetëm 12.000 euro, ndërsa ishte në rrezik edhe bllokimi i llogarisë rrjedhëse nga “Ujësjellësi rajonal” për shkak të detyrimeve të prapambetura.

“Arritëm të zgjidhim edhe problemin e rrugëve të shkatërruara nga punimet, që shkaktuan problem për qytetarët dhe mysafirët. Asfaltimi i tyre do të fillojë sot dhe u kërkoj falje qytetarëve për pasojat. Kemi në plan edhe përmirësimin e situatës së pastërtisë dhe heqjen e deponive ilegale, qyteti duhet të jetë më i pastër në përgjithësi dhe qytetarët duhet të na ndihmojnë, pasi sado efikase të jenë shërbimet komunale, pa ndërgjegjësimin e qytetarëve nuk mund të arrihet asgjë. “, tha Bajraktari, duke njoftuar se në plan është edhe riorganizimi i administratës lokale, që nuk është bërë për 20 vjet. Ai shtoi se në shtator do të fillojnë punimet për rregullimin e Moles së Madhe, me disa ndryshime lidhur me kërkesat e qytetarëve për parkingje, si dhe ndërtimi i stazës për këmbësorë prej Albatrosit e deri tek Kepi i Gjeranave.

  • 1

    Radio