Aktuale Më shumë

Apel qytetarëve që të mos përdorin armë gjatë festimeve. Policia po intensifikon kontrollet, tre persona janë arrestuar tek te cilet u gjetën armë

Prej tvteuta16:40, 16 Gusht 2022

Punonjësit policorë të Zyres se Sigurisë Ulqin, duke vepruar sipas informacioneve operative, natën e datës 12 dhe 13 gusht, gjatë dy aktiviteteve të ndara, kanë gjetur armë në posedim pa leje dhe kanë ngritur kallëzim penal ndaj tre personave.
Kryerja e kontrollit të shtuar të objekteve hotelierike, në njërin që ndodhet në Bulevardin Teuta, tek S.H. (43) u gjet një pistoletë tip “Tanfoglio Giuseppe” 6,35 mm, me kornizë dhe gjashtë copë municione.
Me atë rast është kontrolluar edhe personi B.K. (52) dhe iu gjet një pistoletë tip “CZ-P-07” 9 mm.
Po ashtu, në të njëjtën mbrëmje policia ka vepruar me informacionin se në bulevardin Teuta, përballë një shtëpie familjare janë dëgjuar të shtëna armësh, gjegjësisht të shtëna dhe kanë kontrolluar K.B. (39) të cilit iu gjet një pistoletë “M 57” e kalibrit 7.62 mm.
Të tre personat janč arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mbajtjes pa leje te armëve dhe materjeve eksplozive.
Zyra e Sigurisë së Ulqinit apelon tek qytetarët që të mos përdorin armë gjatë festimeve dhe manifestimeve të ndryshme, por të përmbahen nga festimet e tilla dhe të respektojnë dispozitat ligjore për të mos vënë në rrezik veten dhe të tjerët. Në periudhën e ardhshme policia do të perforcojë kontrollet dhe kryeresit e ketyre veprimeve do ti ndëshkojë më ashpër.

  • 1

    Radio