Aktuale Më shumë

Ankesat e qytetarëve dhe Policia Komunale. Kompetencat krijojnë konfuzion

Prej tvteuta18:41, 2 Dhjetor 2022

Ankesat e qytetarëve të Ulqinit, lidhur me probleme të shumtë që ato identifikojnë në hapsirat publike, shpesh targetojnë me të drejtë apo pa të drejtë Policinë Komunale. Kompetencat e këtij shërbimi në mjaft raste duket se ndërthyren me ato të shërbimeve të tjera, siç janë inspeksionet e ndryshme ose Policia e Shtetit. Në adresë të televizionit Teuta, vijnë shumë ankesa të tilla, dhe për të sqaruar se në cilat raste mund të ndërhyjë Policia Komunale, iu drejtuam për koment kryeshefit të këtij shërbimi.

Ai thotë se disa ankesa që kërkojnë reagimin e shërbimit që ai drejton, si hedhja e mbeturinave, parkimi i pa vend, apo uzurpimi i hapsirave publike, janë me vend, dhe ata bëjnë maksimumin për ti menjanuar. Por, ka edhe pengesa objektive, si në rastin e hedhjes së mbeturinave, kur gjobat mund të vendosen vetëm nëse personi kapet në momentin e kryerjes së aktit.

Gjobat thotë Mehmeti megjithatë nuk kanë munguar, por ndikimi i tyre është i kufizuar, nëse nuk do të ketë rritje të vlerës së dënimit, çka mund të ndodhë nëse e miraton Kuvendi, pasi inciativa është duke u përpiluar nga Sekretariati për Çështje Komunale.

Por, ka edhe ankesa të drejtuara tek Policia Komunale, e që janë në kompetencë të shërbimeve të tjera. Mehmeti thotë se ndërtimet pa leje apo çështjet pronësore, për të cilat po ashtu marrin ankesa, janë në kompetencë të inspeksioneve dhe gjykatës.

Ndërsa sa i përket shpejtësisë së reagimit, thotë ai, kjo varet edhe nga lloji i problemit.

Në këtë periudhë, Policia Komunale më së shumti përballet me problemet në komunikacion, si pasojë e mungesës së parkingjeve, ose parkimet në hapsirat e ndaluara, pastaj ndërtimet pa leje në Adën e Bunës, si dhe hedhja e mbeturinave vend e pa vend siç u cek më herët. Këto probleme me afrimin e festave të fundvitit do të jenë edhe më evident, por në këtë shërbim thonë se i kanë kapacitetet e mjaftueshme për tu bërë ballë problemeve.

  • 1

    Radio