Aktuale Më shumë

ALARMANTE: Rrezikohet kolonia më e rëndësishme e shpendëve në Ulqin dhe ekosistemi kënetor

Prej tvteuta19:21, 31 Mars 2023

Alarm i zhurmëshem po i bie administratës!! Një koloni e madhe e shpendëve ujorë që po shumohen në Shtojin e Epërm dhe i gjithë ekosistemi kënetorë po kërcënohet nga ndërtimet pa leje që janë vetëm 50 metra larg vetë kolonisë. Më e rrezikuara, mbi të gjitha, është e vetmja koloni e çafkave sqepluge në territorin e Malit të Zi, por edhe specie të tjera të mbrojtura dhe të rrezikuara si kormorani i vogël, gaku, çafkat e vogla të bardha, të verdha dhe gri të cilat janë të mbrojtura nga direktivat dhe konventat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë një vizite studimore të organizuar nga shoqata jo-qeveritare EnvPro nga Podgorica patem mundësin që të intervistojmë Prof. Dr. Pierre Ibisch, ekpert nga Center of Econics and Ecosystem Management nga Gjermania, si dhe ornitologun nga shoqata jo qeveritare “Qendra per mbrojtjen dhe studimin e zogjëve në Mal të Zi.

I bëjmë thirrje Komunës së Ulqinit që fillimisht urgjentisht të ndërpresë punimet në parcelën e kontestuar në Shtojin e Epërm dhe të hetojë aktivitetet e paligjshme dhe në bashkëpunim me organet kompetente të gjejë autorët dhe t’i ndëshkojë në mënyrë adekuate si dhe të ndalojë përgjithmonë punën e mëtutjeshme që kërcënon të gjithë emosistemin e kënetës Bunes dhe më gjërë.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Premtën në orën 20:30

  • 1

    Radio