Sociale Më shumë

Aksident në Shtoj. Bogojeviq në gjendje të rëndë

Prej tvteuta15:38, 18 Maj 2017

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën Adë –Ulqin në afërsi të Shtojit ndodhi një aksident rrugër, ku si pasojë mbeti rëndë i lënduar pronari i restoranit “Çiçkova çarda” Radovan Bogojeviq. Sipas të dhënave paraprake, Bogojeviq ishte duke udhëtuar në drejtim të Ulqinit kur për arsye të panjohura ka humbur kontrollin e automjetit tip passat dhe ka dalë nga rruga. Në aksident Bogojeviq ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore në Podgoricë.

  • 1

    Radio